Zjarret pushtojnë Europën, evakuohen mijëra banorë e turistë

18 Korrik 2022 | 11:54

Zjarrfikësit vijojnë të luftojnë me flaket për të frenuar zjarret që kanë përfshirë Evropën Jugperëndimore, situata vështirësohet pasi sipas parashikimeve edhe kjo jave do të jetë me temperatura ekstreme.

Zjarret e raportuara në Francë, Greqi, Portugali, Spanjë, Kroaci kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar mijëra banorë dhe pushues të largohen.

Në Gironde të Francës më shumë se 16,000 njerëz banorë dhe turistë u detyruan të largohen nga kampi. Shtatë strehimore emergjente janë ngritur për të evakuuarit. Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se do të dërgojë tre avionë shtesë zjarrfikës, 200 zjarrfikës dhe mjete të tjera.

Në Spanjë, një zjarrfikës vdiq gjatë fundjavës në provincën veriperëndimore Zamora.

Autoritetet spanjolle raportuan se  rreth 20 zjarre  janë ende jashtë kontrollit në pjesë të ndryshme të vendit nga jugu deri në Galicia në veriperëndimin e largët, ku flakët kanë shkatërruar rreth 4,500 hektarë tokë.

Sipas Institutit Portugez të Detit dhe Atmosferës (IPMA), më shumë se 80 komuna të Portugalisë ndodhen në  rrezik maksimal nga zjarri .

Edhe në këtë shtet janë djegur me mijëra hektarë tokë. Në të gjithë Mesdheun – nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje – mijëra zjarrfikës dhe avionë janë shpërndarë n për të shuar zjarret.

Nxehtësia ekstreme krahas zjarreve  mund të dëmtojë gjithashtu infrastrukturën, si shkrirja e asfaltit të rrugëve dhe  prishje të  të linjave hekurudhore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026