5 ngjarje| Shënjestra e Fushë-Krujës, pasojat e sulmit kibernetik në Shqipëri

18 Korrik 2022 | 12:52
  • Brilant Martinaj, shënjestra e autorëve të atentatit në Fushë-Krujë

Grupi i hetimit i ngritur me urgjencë për atentatin në Fushë-Krujë ka kanalizuar pistat e para.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bën me dije se burime nga grupi i hetimit thonë se ka dyshime të arsyeshme se në shënjestër të autorëve që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal ka qenë 23-vjeçari Brilant Martinaj.

Lexoni për më shumë: Brilant Martinaj, shënjestra e autorëve të atentatit në Fushë-Krujë

Sali Berisha
  • ‘Amnistia fiskale legalizon paratë e mafies’, Berisha thirrje BE-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se amnistia fiskale e Edi Ramës është legalizimi i parave të mafies shqiptare, që janë grumbulluar brenda dhe jashtë vendit.

Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat, Berisha i bëri thirrje vendeve anëtare dhe Komisionit Europian të insistojnë deri në fund kundër miratimit të këtij ligji.

Lexoni për më shumë: ‘Amnistia fiskale legalizon paratë e mafies’, Berisha thirrje BE-së

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi. Foto: Wikimedia
  • Draghi viziton Algjerinë për bisedime për gazin ndërsa kriza në Itali

Me fatin e qeverisë së tij në harresë, kryeministri italian Mario Draghi po viziton Algjerin të hënën për të finalizuar marrëveshjet që kërkojnë të rrisin furnizimet e Italisë me gaz.

Një takim i tillë po ndodh ndërsa evropianët po përgatiten për një ndërprerje të mundshme të gazit rus.

Lexoni për më shumë: Draghi viziton Algjerinë për bisedime për gazin ndërsa vazhdon kriza në Itali

Komisioni Evropian, Foto ilustruese
  • Komisioni Europian: Borxhi publik është rritur

Komisioni Europian thotë se borxhi publik në Shqipëri arriti në 82.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në qershor. Ky është nivel rekord për vendin, por edhe për rajonin në këtë periudhë.

Borxhi publik ka arritur 82.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në periudhën prill-qershor.

Lexoni për më shumë: Komisioni Europian: Borxhi publik është rritur

kryeministriasulmikibernetik
  • Kryeministria për sulmin kibernetik: Sistemet s’janë prekur

Kryeministria ka reaguar sërish sot pas sulmit kibernetik që ka përfshirë sistemet shtetërore të të dhënave.

Në deklaratën për mediat thuhet se sulmi është konstatuar mesditën e të premtes dhe menjëherë është bërë izolimi i sistemeve qeveritare.

Lexoni për më shumë: Kryeministria për sulmin kibernetik: Sistemet s’janë prekur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026