Bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët, Antiterrori vë në pranga 39-vjeçarin
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit me akuzën e nxitjes së akteve ekstremiste përmes thirrjeve në rrjetet sociale.
Eduard Guza, 39 vjeç, banues në fshatin Koxhaj, Shijak u ndalua pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, duke përdorur rrjetet sociale, bënte thirrje për të vrarë çifutët.
“Të shpëtojmë njerëzimin, vrisni një çifut”, lexohet në një nga postimet e shumta të Guzës në Facebook.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)