BE për situatën në Kosovë: Ne lehtësojmë dialogun, por nuk diktojmë bashkëbiseduesit
Bashkimi Evropian nuk komenton mbi veprimet te Dhomës dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar në Kosovë, por mbështet punën e këtyre institucioneve. Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Peter Stano :
“Në lidhje me hetimin e lajmëruar dje, ne vetëm mund të themi se kjo u bë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe nga Dhoma e Specializuar, dhe ato janë institucione të pavarura. Ne nuk i komentojmë veprimet e tyre por Bashkimi Evropian e mbështet fort këtë institucion sepse është i rëndësishëm.
“Në lidhje me pyetjen për takimin në Uashington, ju e dini se BE nuk është pjesë e atij takimi dhe nuk na takon neve të komentojmë, por e dini se përfaqësuesit e Kosovës janë tërhequr dhe nuk do të udhëtojnë për atje.
“Çfarë ka rëndësi për ne si BE është të fokusohemi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe këtë po bëjmë. Dhe ne mendojmë ende se çfarë lajmëroi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak, pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, se Dialogu duhet të rinisë në korrik në Bruksel.”
I pyetur se sa do të ndikojnë akuzat kundër Presidentit Thaçi për vetë dialogun dhe se a do të jetë Presidenti i Kosovës tashmë një bashkëbisedues i vlefshëm për BE-në, Stano u përgjigj :
i“BE-ja, siç e kemi përsëritur shumë herë, është shumë e angazhuar në rolin e saj si lehtësuese mes Beogradit dhe Prishtinës, por nuk jemi ne ata që diktojnë se cilët janë bashkëbiseduesit tanë. Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit e saj, por në këtë rast, i takon Kosovës dhe autoriteteve të saj që të vendosin se cila është mënyra më e mirë për të t’i shërbyer interesit të saj dhe për të qenë e përfaqësuar në mënyrën më të mirë.”
Stano theksoi se BE ka pranuar rolin e lehtësueses mes palëve, por nuk është ajo që i zgjedh palët përfaqësuese të dy vendeve në këtë dialog.
Në lidhje me zhvillimet dhe ndikimin në Kosovë të ngjarjeve të fundit, zëdhënësi i Borrel përsëriti se BE pret që Kosova të respektojë angazhimet në lidhje me respektimin e rendit ligjor dhe të punës dhe mandatit të Zyrës së Prokurorisë së specializuar.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.