Shfrytëzimi i pandemisë nga qeveritë po kërcënon demokracinë, paralajmërojnë figurat publike
Më shumë se 500 politikanë, liderë të shoqërisë civile, laureatë të çmimit Nobel dhe institucione pro-demokratike në mbarë botën kanë nënshkruar një letër të hapur për të mbrojtur demokracinë, ndërsa kanë paralajmëruar se liritë që ne gëzojmë sot kërcënohen nga qeveritë që po e përdorin krizën për të shtuar pushtetin e tyre.
Pandemia e coronavirusit përbën një kërcënim serioz ndaj demokracisë. Shumë qeveri nëpër botë kanë përshtatur fuqitë e gjendjes emergjente, të cilat kufizojnë të drejtat e njeriut dhe rrisin monitorimin shtetëror, shpesh duke shpërfillur kornizat ligjore, balancat dhe periudhat kohore të rikthimit të rregullit kushtetues.
Ky është mesazhi kryesor në “Një thirrje për të ruajtur demokracinë”, një letër e hapur iniciuar nga “International IDEA” me qendër në Stokholm dhe “National Endowment for Democracy” me qendër në Uashington.
Pandemia e COVID-19 kërcënon akoma më shumë se vetëm jetën e disa personave nëpër botë. Është gjithashtu edhe një krizë politikë që kërcënon të ardhmen e demokracisë liberale.
Regjimet autoritare, nuk është çudi, që po e përdorin këtë krizë për të heshtur kritikët dhe për të forcuar fuqitë e tyre politike. Por edhe disa qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike po e luftojnë pandeminë duke vendosur fuqitë e gjendjes emergjente. Parlamentet po kalojnë në vijë të dytë, gazetarët po arrestohen dhe po sulmohen, minoritetet po dënohen dhe sektorët më vulnerabël të popullsisë përballen me rreziqe të reja ndërsa izolimi ekonomik po shkatërron themelet e shoqërive kudo.
Represioni nuk po ndihmon në mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Heshtja e fjalës së lirë, dënimi i kundërshtarëve paqësorë, shtypja e mbikëqyrjes legjislative si edhe anulimi i pafundëm i zgjedhje nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur shëndetin publik. Në të kundërtën, këto kërcënime ndaj lirisë, transparencës dhe demokracisë e bëjnë më të vështirë që shoqëritë t’i përgjigjen krizës shpejtë dhe në mënyrë efektive nëpërmjet veprimtarive qeveritare dhe qytetare.
Nuk është rastësi që pandemia aktuale nisi nga një vend ku rrjedha e informacionit është e penguar dhe ku qeveritë i dënojnë ata që paralajmërojnë rreziqet e virusit – paralajmërime që u panë si përhapje të thashethemeve, të dëmshme ndaj prestigjit të shtetit. Kur zëra të qytetarëve të përgjegjshëm heshten, rezultatet mund të jenë vdekjeprurëse, jo vetëm për një shtet, por për të gjithë botën.
Demokracia nuk është vetëm një ideal i adhuruar. Është sistemi qeverisës që i përshtatet më së mirë adresimit të një krize të madhësisë dhe kompleksitetit të COVID-19. Në kontrast me pretendimet vetë-shërbyese të propagandës autoritare, rrjedha e besueshme dhe e lirë e informacionit, e bazuar në fakte mbi opsionet e politikave, vetë-organizimit të shoqërisë civile, dhe angazhimit të hapur mes qeverisë dhe shoqërisë janë të gjitha asete thelbësore në luftimin e pandemisë. Këto të gjitha janë elemente kryesore të demokracisë liberale.
Vetëm nëpërmjet demokracisë, shoqëritë mund të ndërtojnë besimin shoqëror që u mundëson të jenë këmbëngulës ndaj një krize. Të mbajnë qëndrimin kombëtar përballë një vështirësie, të shërojnë ndarjet e thella shoqërore nëpërmjet pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe dialogut, dhe të ruajnë vetëbesimin se sakrifica do të ndahet dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve do të respektohen.
Vetëm nëpërmjet demokracisë, shoqëritë e pavarura civile, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, mund të fuqizohen për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, të ndihmojnë në dhënien e shërbimeve për t’i ndihmuar qytetarët të jenë vazhdimisht të informuar dhe të angazhuar si dhe për të rritur kuptimin e moralit shoqëror dhe të një qëllimi të përbashkët.
Vetëm nëpërmjet demokracisë media mund të luajë rolin e vet të informimit të qytetarëve në mënyrë që ata mund të marrin vendimet e duhura personale dhe familjare, të shqyrtojnë institucionet qeveritare dhe shtetërore dhe të luftojnë misinformimin që kërkon të përçajë shoqëritë.
Vetëm nëpërmjet demokracisë shoqëritë mund të vendosin një balancë midis nevojave konkurruese dhe prioriteteve – mes luftimit të përhapjes së virusit dhe mbrojtjes së sigurisë ekonomike, dhe mes zbatimit të një përgjigjeje efektive ndaj krizës dhe mbrojtjes së të drejtave qytetare dhe politike të shoqërisë në përputhje me normat dhe garancitë kushtetuese.
Vetëm në demokraci sundimi i ligjit mund t’i mbrojë liritë individuale nga ndërhyrjet dhe kufizimet shtetërore.
Vetëm në demokraci sistemet e përgjegjësisë publike mund të monitorojnë dhe kufizojnë fuqitë emergjente të qeverisë dhe t’i shkatërrojnë ato kur nuk janë më të nevojshme.
Vetëm në demokraci mund të besohen të dhënat e qeverisë në hapësirën e ndikimit shëndetësor të pandemisë.
Demokracia nuk garanton një lidership kompetent dhe qeverisje efektive. Ndërsa demokracitë mbizotërojnë në shtete që kanë vepruar më efektivisht për të frenuar virusin, demokraci të tjera kanë vepruar dobët në përgjigjen ndaj pandemisë dhe kanë paguar një çmim shumë të kripur në jetën shoqërore dhe sigurinë ekonomike. Demokracitë që do të vazhdojnë të veprojnë në këtë mënyrë do të dobësojnë më tej shoqërinë dhe do t’i hapin rrugë regjimit autoritar.
Por forca më e madhe e një demokracie është kapaciteti i vetë-korrigjimit. Kriza e COVID-19 është një thirrje për tu zgjuar, një paralajmërim urgjent se liritë që ne duam janë në rrezik dhe se ne nuk duhet t’i marrim ato si të mirëqena. Nëpërmjet demokracisë, qytetarët dhe liderët e tyre të përzgjedhur mund të mësojnë të rriten. Asnjëherë më parë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani për të bërë diçka të tillë.
Pandemia aktuale përfaqëson një sfidë tejet të vështirë globale ndaj demokracisë. Autoritarët nëpër botë e shohin krizën e COVID-19 si një fushëbeteje politike në luftën e tyre për ta stigmatizuar atë si një regjim të dobët. Demokracia po kërcënohet dhe të gjithëve që u intereson duhet të kenë vullnetin, disiplinën dhe solidaritetin për ta mbrojtur atë. Liria, shëndeti dhe dinjiteti i të gjithëve në botë janë në rrezik.
Klikoni këtu për të parë firmëtarët.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës