Euronews English konfirmon listën e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE më 1 korrik
Të mbyllur në një sallë në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut të hapen më 1 korrik dhe se kush do të mbetet jashtë.
Deri tani është bërë një listë me vendet e lejuara, një me të ndaluarat.
Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi burime të brendshme zbuluan se Shtetet e Bashkuara – prekur më keqazi në mbarë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë të prekur, janë të përfshira në listën e fundit
Euronews ka marrë nga brime diplomatike të bE-së listën e plotë me vendet që do t’i kenë të hapura kufijtë me BE-në. Siç u raportua nga Euronews dhe ditën e premte, SHBA-të, Brazili dhe Rusia nuk janë në listën e pranuar.
Lista për të cilën u ra dakord të premten përfshinte 15 vende. Të enjten, Euronews raportoi se vendet anëtare të BE-së kishin diskutuar një listë me 54 vende, ku përfshihej edhe Shqipëria, por kjo listë u pakësua në shtetet e mëposhtme.
Vendet që do të lejohen në territorin e BE:
Algjeria
Australia
Kanada
Gjeorgjia
Japonia
Mali i Zi
Maroku
Zelanda e Re
Ruanda
Serbia
Koreja e Jugut
Tailanda
Tunizia
Uruguai
Kina (në rast se konfirmohet reciprociteti)
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi