Eugena Tomini: Virulenca e COVID-19 në Shqipëri nuk është ulur

25 Qershor 2020 | 17:59

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 78 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 893 numrin total të të infektuarve.

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se trendi i rasteve të reja me COVID-19 vijon të mbetet i lartë. Znj. Tomini shprehet se, kjo nuk vjen vetëm për shkak të heqjes së masave por kryesisht për shkak të mos respektimit të distancimit dhe përdorimit të maskave.

“Duken të thjeshta por nuk po respektohen nga qytetarët. Kjo ndodh në institucione publike por edhe tek bizneset private”, tha shefja e Epidemiologjisë.

Znj. Tomini thotë se, nuk bëhet fjalë për valë të dytë, por vijim i valës së parë por njerëzit janë më të ekspozuar dhe kështu personat e infektuar por pa simptoma do të bëjnë transmetimin e virusit.

Kur shumë shpejt pritet që njerëzit të dyndin plazhet, mjekja thotë se ende nuk ka  studime të konsoliduar se rritja e temperaturave ul virulencën e COVID-19, ndaj dhe bën thirrje që të tregohet kujdes.

“Virusi është prezent dhe nuk mund të themi se virulenca e tij në Shqipëri është ulur. Aktualisht kemi dyfishim të kapaciteteve të testimeve ditore. Sigurisht që ka vend për të shtuar më shumë testime dhe jemi në përpjekje për të kryer më shumë testime aktive të kontakteve me rastet pozitive”, tha znj. Tomini.

Lidhur me ilaçin anti-viral “Remdesivir” që Agjencia Evropiane e Mjekësisë ka rekomanduar për përdorim në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në BE, Tomini tha se, “është një ndër preparatet që ndjek dhe shërbimi infektiv sipas rekomandimeve të OBSH-së”.

Një studim tregoi se pacientët me COVID-19, të trajtuar me “Remdesivir” janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021