Testet për vaksinën e re në Britani, injektohen 300 persona pas provave tek kafshët
Ndërsa ende nuk ka një vaksinë përfundimtare e cila mund të shërojë COVID-19 vijojnë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt një kundërpërgjigje ndaj pandemisë e cila ka shkaktuar mijëra të vdekur e të infektuar në të gjithë botën.
Në Britani ka nisur testimi për një lloj të ri të vaksinës e cila është injektuar tek disa persona. Testimi po zhvillohet nga Kolegji Imperial në Londër.
Rreth 300 njerëz do të kenë vaksinën e mundshme COVID-19 gjatë javëve të ardhshme pas provave të suksesshme të realizuara tek kafshët. Pas fazës së parë, një testim vijues po planifikohet për tetor, duke përfshirë 6.000 vullnetarë.
Vaksina përdor fijet sintetike të kodit gjenetik, të quajtur ARN, të cilat imitojnë virusin në vend që të përdorin një formë të dobësuar ose të modifikuar të virusit, çka është një mënyrë sesi prodhohen vaksinat tradicionale.
Metoda e Kolegjit Imperial është një qasje e re për prodhimin e vaksinave, e krijuar për të mundësuar që sistemi imunitar t’i përgjigjet virusit pa pasur nevojë të zhvillojë COVID-19. Profesori i kërkimit, Robin Shattock tha se deri në 2 milion doza mund të krijohen nga 1 litër materiali sintetik, i cili do të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të prodhimit në masë.
Ekipi që qëndron pas studimit shpreson se vaksina mund të shpërndahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga fillimi i vitit 2021.Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime të aprovuara për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi por më shumë se një duzinë vaksina nga më shumë se 100 kompani globalisht po testohen te njerëzit.
Provat klinike njerëzore për një vaksinë të mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit tashmë po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi