Von der Leyen dhe Varhelyi takojnë Vuçiçin: Thelbësor dialogu me Kosovën

26 Qershor 2020 | 10:33

“Dialogu me Prishtinën është thelbësor,” – ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë Brukseli zyrtar pas takimeve që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi të premten me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe eurokomisionerin përgjegjës për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi.

Von der Leyen komentoi në Twitter pas takimit se “pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi” nevojitet “një dialog i gjerë me partitë politike për të vazhduar më tej reformat e cila e çojnë Serbinë më afër drejt BE-së”.

“Dialogu me Kosovën është kyç,” – theksoi Von der Leyen teksa shtoi se BE-ja do ta mbështesë Serbinë në rimëkëmbjen ekonomike.

Gjithashtu përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tha se “dialogu me Kosovën është kyç” për “bashkëpunimin rajonal”.

“Folëm për agjendën e reformave dhe mbështetjes për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rimëkëmbjen ekonomike pas pasojave të krizës së COVID-19,” shkroi Varhelyi teksa theksoi se “bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor dhe dialogu me Prishtinën kyç”.

Presidenti Vuçiç ndodhet në Bruksel, ku të premten ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me Presidenten e KE-së von der Leyen, eurokomisionerin Varhelyi dhe përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Takimet u zhvilluan në kuadër të lëvizjeve politike që ishin ndërmarrë edhe me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara për të rinisur dialogun me Kosovën, çështje e cila aktualisht ka mbetur në diskutim pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale e Hagës kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi ishte një ndër të ftuarit e SHBA-ve, në takimin që do të zhvillohej mes palëve në Shtëpinë e Bardhë të shtunën.

 

Lexoni gjithashtu:

Franca dhe Gjermania gati për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi në Paris

BE për situatën në Kosovë: Ne lehtësojmë dialogun, por nuk diktojmë bashkëbiseduesit

Dialogu Kosovë-Serbi, shefi i politikës së jashtme në BE Josep Borrell: S’jemi në garë me Amerikën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026