Aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, avokati Taulant Hodaj: Duhej të ishin konfidenciale

26 Qershor 2020 | 14:31

Akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli shkaktuan pasoja politike, duke bërë që kjo të ndikojë në anulimin e takimit për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte parashikuar të mbahej nesër në Shtëpinë e Bardhë.

Por, pavarësisht kësaj, ajo që ka shkaktuar debate ka të bëjë me mënyrën dhe kohën kur është bërë publike kjo aktakuzë. Avokati pranë Zyrës së Dhomave të Specializuara, Taulant Hodaj tregoi për Euronews Albania procedurën që duhet të ndiqte prokurori, ndërsa thotë se duhej të ruhej konfidencialiteti i të dyshuarave.

“Aktakuza e ngritur është e muajit prill  dhe ka qenë aktakuza ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Pra, aktakuza është ngritur dy muaj më herët. Praktikat se si shkon ngritja e aktakuzës deri tek konfirmimi është që Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi të zhvillojë hetimet, e informon gjyqtarin se do të iniciojë ngritjen e aktakuzës. Kryetari i Gjykatës emëron një gjyqtar, i cili duhet ta hetojë aktakuzën dhe ka 6 muaj ditë kohë të konfirmojë ose jo aktakuzën.

Praktikat e deritanishme dhe rregullorja e gjykatës, në mënyrë të qartë thotë se “prej momentit të ngritjes se aktakuzës dhe deri tek konfirmimi, thotë se aktakuza duhet të jetë konfidenciale. Përveç në rastet të jashtëzakonshme kur ata mendojmë se është në interes të hetimit”, tha ai.

I pyetur nëse ka shkelje të procedurave, avokati nuk dha një përgjigje të prerë, por shtoi se ky rast është i veçantë dhe me të drejtë ka ngritur spekulime për kohën kur kjo akuzë është bërë publike.

“Apriori aktakuza duhet të jetë konfidenciale. Ky rast është rast i veçantë. Momenti kur është bërë lë hapësirë për spekulime”, shtoi avokati. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026