Biseda e Berishës me Bashën për ‘non grata-n’ | 5 zhvillimet kryesore

22 Korrik 2022 | 19:16
  • ‘PD do shkatërrohet’, Berisha tregon bisedën me Bashën për ‘non grata’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar për Euronws Albania bisedën me Lulzim Bashën, pas shpalljes non-grata nga SHBA-ja.

Berisha tha se Basha i kishte thënë që PD do të shkatërrohet nëse ai pranonte të futej në parlament.

Por, sipas Berishës, gjithçka është një betejë për të vërtetën dhe se PD sot është një parti dhe nuk është shkatërruar.

Lexoni për më shumë: ‘PD do shkatërrohet’, Berisha tregon bisedën me Bashën për ‘non grata’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • “Rreziku anglo-amerikan”, Rama ironizon Berishën për sanksionin nga Britania

Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundrejt deklaratës së Sali Berishës se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe.

Kreu i Partisë Demokratike vendosi të bëjë publik vendimin, pavarësisht se cilësohet si konfidencial.

Lexoni për më shumë: “Rreziku anglo-amerikan”, Rama ironizon Berishën për sanksionin nga Britania

Berisha dhe Rama në Kuvend
  • Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Ulet çmimi me naftës me 6 lekë dhe ai i benzinës me 5 lekë. Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të jetë  226 lekë/litri.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 211 lekë/litri.

Lexoni për më shumë: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Nje punonjës karburanti duke furnizuar makinat, LSA.
  • Lefter Koka në gjendje jo të mirë, transferohet në spitalin e Burgut

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është tranfetuar nga burgu i Durrësit në Spitalin e Burgut, pasi ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Nuk është hera e parë qe ish-ministri dërgohet në spital që nga arrestimi për shkak se vuan nga disa sëmundje.

Madje me këtë argument ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por që është refuzuar nga gjykata.

Lexoni për më shumë: Lefter Koka në gjendje jo të mirë, transferohet në spitalin e Burgut

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka FOTO: LSA
  • Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste

Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Vendimi ka ardhur pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Lexoni për më shumë: Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste

Kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026