Trupat ruse kryejnë grabitje masive të çelikut në fabrika dhe porte në Ukrainë
Ofensiva Ruse në territorin Ukrainas tani është shtrirë në një tjetër qasje. Grabitja e çelikut duket se tashmë është një tjetër synim i trupave ruse në Ukrainë ku dëmi përllogaritet të jetë i konsiderueshëm, me një vlerë rreth 600 milion dollarë.

Pre e grabitjes janë fabrikat e mëdha të prodhimit të çelikut por edhe zonat portuale, ndërkohë akuzat janë hedhur nga Metinvest, i cili ëhstë prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë.

Firma zotëron fabrikën Azovstal, strehëz për shumë kohë e ushtarëve dhe civilëve ukrainas gjatë bombardimeve ruse të qytetit Mariupol.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Metinvest, Juri Rizhenkov tha se çeliku po transferohej në Rusi dhe po shitej, një pjesë e të çilit kishte destinacion Europën. Por nga ana e Kremlinit zyrtar ende nuk ka një qëndim në lidhje me akuzat e palës ukrainase mbi grabitjen masive të çelikut.

“Ata jo vetëm që po grabisin produktet tona, por edhe klientëve europianë, të cilët i kanë blerë tashmë ato produkte”, nënvizoi më tej drejtuesi i Metinvest.

Ai shtoi se kompania po dokumenton këtë grabitje dhe po përgatitt një kuadër ligjor në të ardhmen kundër pushtuesit rus.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta