Vjosa Osmani i kërkon kryesisë së LDK-së të zbardhë votimin që e shkarkoi si nënkryetare

27 Qershor 2020 | 13:47

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një letër kryesisë së LDK-së me të cilën kërkon të njihet me rezultatin e votave që çuan në shkarkimin e saj një javë më parë.

Letra, të cilën Euronews Albania e ka siguruar, mban datën 25 qershor. Në të Osmani e cilëson shkarkimin “veprim arbitrar” dhe në kundërshtim me “statutin e partisë”.

“Duke qenë subjekt i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese, kërkoj që të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë këtu dhe rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të këshillit,” – i drejtohet Osmani LDK-së.

Letra e Osmanit drejtuar LDK-së.

Më 20 qershor, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, LDK shkarkoi Osmanin nga posti i zëvendëskryetares dhe në vend të saj emëroi Avdullah Hotin. Procesi i shkarkimit u bë përmes votimit me postë elektronike.

Shkarkimi i Osmanit u argumentua për “qëndrime të hapura kundër partisë”. Ajo bashkë me deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nuk votuan “pro” rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, duke ndezur një valë kritikash kundrejt saj.

Osmani ishte kandidatja zyrtare e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ajo aktualisht mban detyrën e kryetares së parlamentit.

 

Lexoni gjithashtu:

A do të qëndrojë në LDK apo do largohet? Vjosa Osmani flet pas shkarkimit si zv.kryetare

Pas shkarkimit, Vjosa Osmani paralajmëron LDK: Do përballemi në zgjedhje, vetëm populli më rrëzon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026