Gjermania kritikon Erdoganin për daljen në foto me Putin dhe liderin e Iranit

23 Korrik 2022 | 16:58

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Burbock ka kritikuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për daljen e tij në foto me homologun rus, Vladimir Putin dhe atë të Iranit,  Ebrahim Raisi.

Burbock u shpreh se fotoja e realizuar në Teheran, është e pakuptimtë, pasi Turqia po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë, shkruan ZDF.

Sipas saj, fakti që presidenti turk është në këtë foto, përbën një sfidë.

“Foto tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është që ne të qëndrojmë së bashku me partnerët e vlerave, të cilët jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por qëndrojnë në mbrojtje të tyre”, theksoi ajo.

Putin vizitoi në Iranin të martën, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ai u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe atë turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në fokus të bisedimeve ishin çështje të ndryshme, që nga lufta në Siri deri tek konflikti në Ukrainë dhe propozimi i mbështetur nga OKB për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026