Zelenski akuzon Rusinë për barbarizëm pas sulmit me raketa në Odesa
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për barbarizëm pas sulmit me raketa në portin e Odesës.
Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht sulmit të ndodhur, shkruan BBC.
Por të shtunën, presidenti Zelenski tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet që t’i përmbahet marrëveshjes.
Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.
Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.
Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit.
Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.
LEXONI GJITHASHTU
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në