Mbyllet festivali i folkut në Tiranë, Ukraina rrëmben çmimin e parë

24 Korrik 2022 | 10:27

Që prej datës 19 korrik, Tirana është gjallëruar nga mbërritja e 10 ansambleve popullore që kanë emocionuar publikun me performancat e tyre për katër netë.

Kulturë, këngë, valle, kostume shumëngjyrshe dhe identifikuese për secilin vend ishte panorama që audienca mori në sheshin Italia.

Ky ishte edicioni i dytë që u mbajt në Tiranë dhe mblodhi 300 artistë nga 10 vende të ndryshme.

Secili prej tyre ekzekutuan në skenë pjesët më të mira repertorit duke sjellë traditën e tyre të veçantë.

Nata finale, përveç performancave u mbyll me çmime për të gjitha grupet pjesëmarrëse, ku çmimi i parë shkoi për Ukrainën. Çmimi i dytë për Sllovakinë dhe i treti shkoi për Rumaninë.

Drejtuesi i Fidaf Albania, Gëzim Alimehmeti tregoi ecurinë e festivalit Internacional Folk Tirana.

“Pritshmëritë ishin maksimale, si në organizim, si në përgëzimet dhe fjalët më të mira që na kanë thënë artistët e ardhura nga e gjithë bota”, tha ai.

Me mbylljen e këtij festivali, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për edicionin e tretë që do të mbahet në Tiranë.

Në katër netët kushtuar folklorit, çmimi i audiencës shkoi për grupin arbëresh i cili performoi dasmën arbëreshe në skenë.

Grupet folklorike ishin edhe nga Turqia, Azrebaxhani, Turqia, Buruni, Kili, Greqia, Kili dhe Serbia.

Fidaf Albania sjell Internacional Folk Festival jo vetëm me qëllimin e shkëmbimeve të kulturave, por edhe promovimin e kryeqytetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026