Policia shoqëron dhjetëra persona për atentatin në Milot, asnjë i ndaluar

24 Korrik 2022 | 17:15

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë e Milotit ku vra Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi identifikimi autorëve duket shumë larg.

Dhjetra persona janë shoqëruar gjatë të shtunës dhe të dielës nga policia për tu pyetur me këtë ngjarje të rëndë.

Grupi hetimor nga dëshmia e tyre nuk ka përfituar element të vlefshëm që mund të çojnë tek ekzekutuesit.

Porositësin e atentatit në këtë fazë të hetimit duken larg.

Në pyetje priten të merren edhe familjarë të viktimës dhe të plagosurit për të verifikuar nëse ata janë në dijeni të konflikteve që të afërmit e tyre mund te kenë patur.

Prokuroria e Kurbinit që po heton çështjen dyshon se kjo ngjarje është e lidhur me atentatin e dielës së kaluar në Fushe –Krujë ku vra Brilant Martinaj, Diklen vata dhe Besmir Hoxha.

Pavarësisht se dyshohet se atentaet janë të lidhura akzua e kurbinit dhe ajo krujës ende nuk kanë vendosur për bashkimin e dosjeve.

Pavarësisht dyshimeve se në këto dy raste kemi të bëjmë më vrasje të organizuar nga grupe të strukturuara kriminale dosjet nuk janë dërguar në SPAK.

Por edhe prokuroria e posaçme nuk ka kërkuar që çështjet ti vihen në dispozicion.

Veprimet hetimore për këto dy atentate janë duke u kryer edhe nga policia, e cila ka kërkuar pyetjen e disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia është duke kryer veprime hetimore për vrasjen e trefishte në Fushë-Krujë në disa qytete të vendit ku grup kriminale ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Por deri tani nuk ka asnjë provë që mund të çojë tek autorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026