Poloni, votohet për presidentin; sfidë mes populizmit dhe liberalizmit
Në Poloni po votohet për zgjedhjet presidenciale, të parashikuara fillimisht në maj, por të shtyra për shkak të koronavirusit. Sfida është e gjitha mes kryebashkiakut të Varshavës, Rafael Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian; dhe kreut të shtetit Andrej Duda, populist dhe pro-Trump; në një ndeshje që do të përcaktojë të ardhmen e vendit.
Sipas një sondazhi të fundit të IPSOS, Duda, i sapokthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të mërkurën e kaluar, ku mori mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, është favorit si në raundin e parë, me 40 për qind të preferencave, ashtu dhe në raundin e dytë.
Praktikisht, balotazhi i 12 korrikut është i pashmangshëm dhe presidenti në ikje mund të afirmohet me 47 për qind të votave kundër 45 për qind të rivalit të tij.
Rrjedhimisht, Duda është në rekuperim krahasuar me një anketë të dy ditëve më parë, që nxirrte fitues Trzaskowskin. Analistët e shohin këtë duel si momentin e përplasjes së dy vizioneve shumë të ndryshme për vendin.
Polonia mund të kthehet të ndjekë standardet e Bashkimit Evropian, ose të vazhdojë rrugën e konfliktit me Brukselin, ashtu sikurse ndodhi me shkeljen e autonomisë së gjyqësorit. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 21.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)