Ahmetaj shkarkohet, e zëvendëson Balluku| 5 ngjarjet kryesore deri në mesditë

25 Korrik 2022 | 17:52
  • Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku emërohet zv.kryeministre

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një postimi në Tëitter se Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministre. Ndërsa Arben Ahmetaj është shkarkuar si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

Lexoni për më shumë: Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku emërohet zv.kryeministre

Arben Ahemtaj dhe Edi Rama
  • E shkarkoi sot, postet me rëndësi që Rama i besoi Ahmetajt në 9 vite

Nga 2013-ta, Arben Ahmetaj ka qenë përherë në krahë të Edi Ramës.

Në 9 vite drejtimi të qeverisë nga Rama, Arben Ahmetaj ka qenë gjithmonë pjesë e kabineteve qeveritare, me përjashtim të një 10-mujori nga janari deri në dhjetor të 2019-ës.

Lexoni për më shumë: E shkarkoi sot, postet me rëndësi që Rama i besoi Ahmetajt në 9 vite

Lajda Porja
  • Shmangni daljet në mesditë, temperatura deri në 42 gradë

Mot i nxehtë me temperatura deri në 42 gradë Celsius do të shoqërojë vendin tonë këtë javë.

Kështu u shpreh Lajda Porja nga Meteoalb për Euronews Albania. Ajo tregoi se sot në zonat bregdetare dhe në qarkun e Elbasanit temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

Lexoni për më shumë: Shmangni daljet në mesditë, temperatura deri në 42 gradë

  • Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditëve

Grupi kriminal i njohur si LockBit ka deklaruar se ka vjedhur 78 GB të dhënash nga administrata italiane duke kërcënuar t’i bëjë ato publike brenda 5 ditëve nëse qeveria italiane nuk paguan shpërblimin e kërkuar.

Të dhënat thuhet se janë vjedhur nga Agjencia Italiane e të Ardhurave, dhe përfshijnë informacione financiare, raporte, kontrata, dokumente etj. të cilat pritet të publikohen së shpejti.

Lexoni për më shumë: Hakerat sulmojnë Italinë, kërcënojnë publikimin e të dhënave brenda 5 ditëve

  • Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen “Partizani”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Balla është thirrur për të dëshmuar çfarë informacionesh disponon për çështjen “Partizani”.

Lexoni për më shumë: Taulant Balla paraqitet në SPAK për çështjen ‘Partizani’

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026