Qeveria planifikon të paguajë 6,1 mln € shtesë për inceneratorin e Tiranës
Qeveria planifikon që këtë vit pagesat për inceneratorin e Tiranës të kapin vlerën 13 milionë euro nga 6.9 milionë euro që parashikohet në kontratën koncesionare.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në planin për buxhetin e këtij viti, inceneratori i Tiranës do të marrë 6.1 milionë euro më shumë për shkak të sasive të larta të mbetjeve që do të përpunohen në Sharrë.
Nga 237.250 tonë që ishte planifikuar në kontratë për t’u depozituar këtë vit, sasia e plehrave do të dyfishohet në 448.275 tonë.
Mbetjet që gjeneron kryeqyteti janë rritur, ndërsa kontratës i janë shtuar edhe plehrat që gjenerohen në bashkitë e bashkitë e Durrësit, Kavajës, Kamzës dhe Vorës
Për vitin 2023, pagesat për inceneratorin e Tiranës parashikohen sërish më rritje.
Në total pritet të paguhen 14.5 milionë euro nga 7.8 milionë se skenari i vendosur në kontratën mes qeverisë dhe Integrated Energy BV.
Deri në fund të vitit që shkoi buxheti ka paguar 37.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, për një tarifë mbetjesh 29 euro për ton, të cilat nuk incenerohen, por depozitohen dhe mbulohen pasi investimi për impiantet nuk ka përfunduar.
Qeveria ka përfunduar për vitin 2021 pagesat për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, kur për këtë të fundit ka mbetur edhe dhënia e një kësti me vlerë 500 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni