Bankat refuzojnë kreditë, bizneset në vështirësi për para
Norma e refuzimit të kërkesave për hua arriti 3 pikë mbi mesataren afatgjatë në tremujorin e dytë të vitit.
Sipas të Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë, kriza e çmimeve dhe situata e vështirë ekonomike kanë ngurtësuar sistemin bankar që të miratojë financimet për segmentin e korporatave.
Bankat parashikojnë rënie të aftësisë paguese për ndërmarrjet, për shkak të rënies së shitjeve nga çmimet e larta të produkteve.
Pavarësisht refuzimeve, kërkesat për kredi të biznesit kanë qenë të larta në këtë periudhë, kryesisht në hua për likuiditet dhe investime.
Sipas të dhënave që raportojnë bankat e nivelit të dytë, kërkesa për kapital pune arriti nivelin më të lartë historik.
Nevojat për para kanë prekur të gjithë zinxhirin e biznesit, të vogël, të mesëm dhe të madh.
Bankat kanë rritur normat e interesit për kreditë që kanë dhënë, duke llogaritur më lart riskun e huasë por dhe si rrjedhojë e rritjes së normave bazë të interesit për lekun, euron dhe dollarin nga bankat qendrore.
Interesi mesatar për kreditë e bizneseve u rrit në 5.9% në muajin maj krahasuar me 5.1 që ishte një vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.