Kriza politike dhe konkurrenca e padrejtë dëmtuan klimën e biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2019
Perceptimi i frymës së biznesit në vend pësoi një rënie me 10.35 pikë krahasuar me vitin 2018, zbuloi Indeksi i Biznesit 2019 i prezantuar ditën e sotme nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Vetë treguesi ekonomik ra me rreth pesë pikë duke e rankuar Shqipërinë me 38.17 pikë nga 100 të mundshme.
Sipas perceptimit të 66 për qind të anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë gjatë vitit 2019 Shqipëria pati një klimë jo favorizuese për biznesin, ndërsa vetëm 7 për qind e cilësuan atë si pozitive.
Duke folur në konferencë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim u shpreh se gjetjet nuk ishin një befasi për të.
“Fakti që situata politike doli në krye të listës së shqetësimeve tregon se shqiptarët janë të lodhur nga politika si zakonisht. Ata duan zgjidhje dhe nuk duan që të vazhdohet në një lojë faji,” u shpreh znj. Kim, e cila në marrje të detyrës së saj në Shqipëri ka përfshirë nxitjen e investimeve si një nga prioritetet kyç.
Gjatë vitit 2019, fryma politike në vend u përkeqësua pasi opozita vendosi të braktisë parlamentin dhe t’i drejtohet protestave masive në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. Zgjedhjet vendore u mbajtën gjithashtu pa pjesëmarrjen e partive kryesore opozitare, nga të cilat dolën fitues kandidatët socialistë në 60 bashki.
[
cite_header=Dhjetë shqetësimet kryesore të të anketuarve lidheshin me klimën e brendshme politike, monopolin dhe konkurrencën e padrejtë, gjetja e personelit të kualifikuar; performancën e ekonomisë shqiptare dhe klimën e biznesit në përgjithësi, nivelin e korrupsionit, ekonominë informale, burokracinë nivelin e taksimit dhe politikat e qeverisjes.
cite_author=Dhoma Amerikane e Tregtisë
cite_description=Indeksi i Biznesit 2019
]
Dhoma Amerikane e Tregtisë lajmëroi se pavarësisht perceptimit të rënies së performancës së ekonomisë shqiptare (-6.32 për qind) investimet dhe punësimi i kompanive të anëtarëve të kësaj dhome për vitin 2019 nuk ndryshoi ose u rrit.
Për 38% të tyre ishte megjithatë e vështirë të vazhdonin financimin e aktiviteteve të tyre.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës