Hapja e kufijve me Greqinë më 1 korrik ende pa konfirmim zyrtar
Euronews Albania u interesua pranë Ministrisë së Jashtme lidhur me lajmin se Greqia në datën 1 korrik do të hapë kufijtë me Shqipërinë, dhe nga ana e tyre mohohet të ketë pasur komunikim me homologët grekë.
Po ashtu, dhe Drejtoria e Kufirit në Qarkun e në Qarkun e Korçës ende nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare për të hapur pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Greke Stelios Petsas ka deklaruar se Kapshtica e Kakavija do të jenë të vetmet kalime kufitare, ndërkohë që Qafë-Bota, Ripsi, Sopiku dhe Tre Urat do të jenë të mbyllura.
“Nga pasneser mund te hyjne anijet ne portet greke dhe gjithashtu hapen dhe portat e: Kavavijes, Kapshticës, Promahona, Ninfea, Kastanion dhe Kipon,” deklaroi zyrtari grek.
Por burimet e mësipërme konfirmuan për Euronews Albania se në Shqipëri nuk ka ende asgjë zyrtare.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania shpjegon pse kufijtë e BE mbeten të mbyllur për shqiptarët
Vendimi, kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shqiptarët
BE hap kufijtë më 1 korrik, por jo për SHBA-të, Brazilin, Rusinë
Komisioni Evropian udhëzon hapjen e kufijve të BE-së me Ballkanin që me 1 korrik
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)