Dy motorë përplasen në Lezhë, një grua në gjendje të rëndë

27 Korrik 2022 | 11:09

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në aksin rrugorë Lezhë- Shkodër tek kryqezimi i Gjadrit, ku kanë mbetur të dëmtuar një çift dhe një shtetas kroat.

Të aksidentuarit po lëviznin me motor, ku në dalje për në autostradë çifti i ka prerë rrugën kroatit që po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Sipas burimeve gruaja ka marrë dëmtime më të rënda, ndërsa shtetasi kroat është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi kishte vendosur kokoren në momentin e aksidentit.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, për kontrollet e nevojshme.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së daljes nga rruga dytësore për në autostradë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026