Kina paralajmëron zyrtaren amerikane për pasojat e një vizite në Tajvan
Plani i përfolur i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi për një udhëtim në Tajvan, ka zemëruar Kinën dhe ka vënë në vështirësi Shtëpinë e Bardhë. Kina ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi do të vazhdonte me vizitën e saj. Ajo do të ishte politikania më e lartë amerikane që do të udhëtonte në ishull që nga viti 1997.
Kjo e bezdis Kinën, e cila e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit. Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për ta arritur këtë.
Javën e kaluar, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve “ushtria mendon se nuk është një ide e mirë”, por Shtëpia e tij e Bardhë e ka quajtur retorikën kineze kundër çdo udhëtimi të tillë “qartësisht të padobishme dhe jo të nevojshme”.
Departamenti i Shtetit thotë se Pelosi nuk ka njoftuar ndonjë udhëtim dhe qasja e SHBA ndaj Tajvanit mbetet e pandryshuar.
Ndërsa SHBA ruan atë që quhet “marrëdhënie e fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka lidhje zyrtare diplomatike me Kinën, dhe jo me Tajvanin.
Udhëtimi i zyrtares amerikane, nëse do të ndodhte, vjen në mes të tensioneve të shtuara midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe përpara një telefonate të shumëpritur midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping.
LEXONI GJITHASHTU:
Goditja nga aleati, Kina braktis investimet në Rusi
Për cilin kryeministër britanik po ‘lufton’ Kina dhe pse?
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës