Në brendësi të misionit sekret amerikan ku mbeti i vrarë udhëheqësi i IS, al-Baghdadi
Lajmi i mëposhtëm është bazuar mbi komentet e Presidentit Trump, komentet e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brajan tek “Meet the Press” dhe nga raportimet e zyrtarëve të shumtë amerikan që kishin njohuri mbi bastisjen në NBC News.
UASHINGTON – Rreth orës pesë në mesditë, Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare amerikane, u mblodhën tek Shtëpia e Bardhë për të parë atë ç’ka do të kthehej në operacionin ushtarak më të rëndësishëm të presidencës së tij deri më sot.
Pasi i paraqitën disa mundësi për ndërhyrje ditën e enjte, të nesërmen Trump dha urdhrin për nisjen e një sulmi për të kapur ose vrarë themeluesin dhe udhëheqësin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Në shtator, terroristi më i kërkuar në botë u “tall” me amerikanët pasi ju dërgoi një audio mesazh i cili vërtetonte se ai ishte ende i lirë, gjashtë vjet pasi Shtetet e Bashkuara e kishin shpallur në kërkim.
CIA kishte nisur të mprehte shërbimet e inteligjencës prej disa javësh. Personi që mendohej si al-Baghdadi ishte nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara, e cila po gjurmonte lëvizjet e tij.
Komandot amerikanë që kryen operacionin ishin pozicionuar në rajon që nga muaji shkuar. Disa prej tyre u nisën nga qyteti Kurd i Irakut, Irbili, i çliruar nga Saddam Hussein në 2003, luftë të cilën Trump e kishte cilësuar më parë si një gabim të tmerrshëm.
Kur presidenti Barak Obama nisi sulmin e vitit 2011 në Pakistan, nga ku mbeti i vrarë Osama bin Laden, CIA nuk ishte e sigurtë nëse bin Laden ndodhej aty, dhe pakistanezëve nuk iu tregua gje. Nëse nuk do kish qenë bin Laden, do të kishte qenë e vështirë për tu justifikuar.
Në këtë rast, nuk kishte asnjë forcë armiqësore që ndodhej aty pranë, duke qenë se Trump kishte marrë “një po në heshtje” nga rusët dhe turqit, të cilët kontrollojnë disa nga hapësirat ajrore që i nevojiteshin amerikanëve për të fluturuar përmbi. Por, i takonte presidentit të jepte dritën e gjelbër për një operacion të rrezikshëm që mund t’ju kushtonte jetën ushtarëve amerikanë. Ky ishte shqetësimi i tij më i madh, shpjegoi ai më vonë, dhe ishte i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua, edhe pse një qen i ushtrisë mbeti i plagosur.
Trump e dinte ç’do të thoshtë të dërgoje djemtë drejt vdekjes së tyre; një ushtar nga njësia elitare Navy Seal mbeti i vdekur gjatë një operacioni të dyshimtë në Jemen, vetëm në muajin e parë të administratës së tij.
Kjo nuk ka qenë përpjekja e parë për të kapur udhëheqësin e ISIS. Dy ose tre operacionet e mëparshme u anulluan, ka thënë Trump, pasi al-Baghdadi kishte ndërruar mendjen për drejtimin e tij.
Me shumë gjasa, Shtetet e Bashkuara ose kishin burime njerëzore në rrethin e tij të ngushtë ose po përgjonin bisedat e tij.
“Më në fund pamë se ai po mbahej aty. Kishim disa njohuri për atë kompleks,” ju tha Trump gazetarëve ditën e diel në Shtëpinë e Bardhë.
Aty gjendej një tunel që mund të kishte lejuar arratisjen e tij, por edhe atë “e kishim menduar,”tha Trump.
Helikopterët u ngritën vetëm pak çaste pas mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë. Trump dhe skuadra e tij – ku përfshihej zv.presidenti Mike Pence, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjenerali Mark A.Milley – panë nëpërmjet filmimeve, të cilat presidenti i cilësoi si të detajuara si në sallat e kinemasë.
“Absolutisht perfekte, sikur të ishe duke parë një film,” tha Trump.
Për rreth një orë e dhjetë minuta, avionët amerikanë kanë fluturuar me shpejtësi në lartësi të ulët në hapësirën ajrore e kontrolluar nga Turqia dhe Rusia.
Siç e shpjegoi Trump, tetë helikopterëve amerikanë ju hap zjarr teksa i afroheshin kompleksit, por ata ju kundërpërgjigjën për të neutralizuar rrezikun.
Pasi helikopterët u ulën, prej andej dolën “një grup luftëtarësh të shkëlqyer”. Ata shpuan vrima në godinë për të shmangur shpërthimin nga dera kryesore.
Më pas filluan të kapnin luftëtarët dhe të vrisnin ata që bënin rezistencë. “Një numër i madh” i njerëzve të al-Baghdadit kanë mbetur të vrarë, tha Trump. Njëmbëdhjetë fëmijë u dërguan në një vend të sigurtë.
I ndjekur nga qentë e forcave speciale, al-Baghdadi ja mbathi drejt asaj çfarë presidenti e quajti një tunel “qorr” me tre fëmijë me vete. Emrat e qenve dhe rraca e tyre është informacion i klasifikuar. Komandot kishin gjithashtu një robot në dispozicion, i cili nuk u vu në përdorim.
“Ai ishte duke bërtitur, duke qarë dhe duke u ngashëryer,” tha Trump. “I kishte ikur mendja e kokës nga frika.”
Al-Baghdadi më pas shpërtheu jelekun vetëvrasës, duke i dhënë fund jëtës së tij dhe tre fëmijëve të tij si dhe duke shkaktuar shëmbjen e tunelit.
Komandot qëndruan gjithsej dy orë në kompleks, duke mbledhur materiale të cilësuara si “me ndjeshmëri të lartë”, tha presidenti.
Për të qenë të sigurtë për identitetin e al-Baghdadit, operatorët kishin një skuadër në vendin e ngjarjes me mostra të ADN-së së tij, por mënyra sesi i kishin rënë në dorë nuk u qartësua.
Menjëherë, ata kryen testime me mbetjet e tij të dëmtuara për të provuar nëse kishin kapur personin që kishin në shënjestër.
“100 përqind Xhekpot,” ishte thirrja që erdhi në radio nga komando i trupës speciale, teksa konfirmoi gjithashtu se ADN-ja përputhej.
Ekspertët kanë thënë se implikimet për luftën kundër ISIS janë ende të paqarta, duke marrë shkak nga paqëndrueshmëria e re në rajon në sajë të vendimit të Trump për të tërhequr trupat amerikanë. Por padyshim, kjo është një fitore e madhe kundër terrorizmit.
“Vdiq si një burracak”, tha presidenti Trump.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta