Ish-kryeprokurori i Tiranës nën akuzë për deklarim të rremë pasurie, 5 ngjarje

27 Korrik 2022 | 18:14
  • Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës

Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur Petrit Fushën, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.

Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Lexoni për më shumë: Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-kryeprokurorin e Tiranës

  • Hapet gara për teatrin e ri, Veliaj shton buxhetin

Bashkia e Tiranës do të hapi garën për 60 ditë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Kryetari i bashkisë e beri të ditur këtë lajm në mbledhjen e zhvilluar në këshillin bashkiak.

Me shpalljen e kompanisë fituese do të nisë puna e ndërtimit sipas projektit të arkitektit danez Bjarke Ingles.

Lexoni për më shumë: Hapet gara për teatrin e ri, Veliaj shton buxhetin

  • Ballkani i Hapur dhe radhët e gjata në kufirin serbo-maqedonas

Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, përmes pikës kufitare Tabanoc. Megjithatë, sipas autoriteteve maqedonase, pritjet janë pasojë e fluksit më të madh të qytetarëve që kalojnë kufirin gjatë muajve të verës.

Lexoni për më shumë: Ballkani i Hapur dhe radhët e gjata në kufirin serbo-maqedonas

Politikanë dhe ish-zyrtarë në SPAK
  • Politikanët dhe ish-zyrtarët e paraqitur ditët e fundit në SPAK

Ditët e fundit, politikanë dhe ish-zyrtarë janë paraqitur në zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lexoni për më shumë: Politikanët dhe ish-zyrtarët e paraqitur ditët e fundit në SPAK

  • Gjermanët dhe spanjollët duhet të marrin vizë për të shkuar në këto 36 vende

Gjermania dhe Spanja janë konsideruar të kenë pasaportat më të fuqishme të Evropës për sa i përket numrit të destinacioneve që mund të vizitojnë pa vizë.

Një renditje e tillë e bërë përmes raportit të fundit të publikuar nga Henley Passport Index, duke marrë parasysh të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), zbuloi se të dyja vendet zënë vendin e tretë në këtë indeks.

Lexoni për më shumë: Gjermanët dhe spanjollët duhet të marrin vizë për të shkuar në këto 36 vende

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026