Fundi i negociatave Ballkan-BE, Mirel: Pengesat e brendshme pamundësojnë datën
Disa shtete anëtare të BE-së i druhen anëtarësimeve të reja nga frika se vendet mund të shndërrohen në demokraci joliberale dhe bëhen aleatë të Viktor Orban. Pierre Mirel, një nga drejtorët më jetëgjatë të zgjerimit në Komisionin Europian, thotë se mund të ketë pengesa të paparashikuara gjatë procesit të negociatave.
“Sa kohë do t’i duhet Serbisë të zgjidhë çështjen dypalëshe me Kosovën? Askush nuk e priste që Bullgaria do të vendoste veton për Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta nuk mbaron me kaq. Në Mal të Zi, kryeministri Abazoviç thotë se ka vullnet për luftën kundër korrupsionit, por nëse ai e bën këtë, qeveria mund të rrëzohet,” – u shpreh ai.
Mirel thotë se sheh pak vullnet politik në Serbi dhe BE nuk e ka të lehtë të veprojë kur mbështetja që presidenti Aleksandar Vuçiç mori në zgjedhjet e fundit ishte aq e lartë. Megjithatë, Mirel nuk sheh as në Europë një vullnet të ri politik.
“Do kisha dashur të thosha po, por gjërat kanë ndryshuar. Së pari, situata ekonomike nuk është e mirë, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Së dyti, çështja e emigracionit nuk është ende e mbyllur. Mendoj se do të ketë përplasje apo mendime të kundërta midis Lindjes dhe Perëndimit në muajt e ardhshëm,” – tha Mirel.
Mirel ngre pyetje edhe me vijimësinë e reformave në Shqipëri. Ai thotë se vendet anëtare duan të shohin progres, por polarizimi i lartë i politikës dhe të tjera çështje të brendshme të vendeve, pamundësojnë dhënien e një date të mundshme anëtarësimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West