Reagimi i autoritetit të dosjeve për çështjen e Metës, 5 ngjarjet kryesore
- Autoriteti i Dosjeve: Palët e prekura të kërkojnë informacion në rrugë ligjore
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, pas kërkesës së Partisë së Lirisë, kryesuar nga Ilir Meta, ku kërkohej informacion dhe sqarim në lidhje me dosjen ku aludohet se ish-presidenti ka qenë pjesë e ish-Sigurimit Shtetëror.
Përmes një deklarate zyrtare, ky institucion thotë se çdo preson mund të ndjekë rrugën ligjore për informim dhe të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.
Lexoni për më shumë: Autoriteti i Dosjeve: Palët e prekura të kërkojnë informacion në rrugë ligjore

- Shakira në gjykatë, akuzohet për evazion fiskal
Këngëtarja Shakira do të gjykohet nga prokurorët spanjollë. Mbi të rëndon akuza se ajo mashtroi qeverinë duke i shkaktuar një dëm prej rreth 15 milionë euro taksa të papaguara.
Deklarata u bë nga ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun.
Lexoni për më shumë: Shakira në gjykatë, akuzohet për evazion fiskal

- Parashikimi i frikshëm i motit për vitin 2050 i cili po ndodh tani
Në atë kohë, parashikimet u quajtën radikale, por mesa duket ato mund të kenë ardhur 30 vite më herët.
2 vite më parë, Met Office apo Shërbimet Kombëtare të Motit në Britani ndërtuan një raport i cili parashikonte motin për datën 23 korrik, 2050.
Lexoni për më shumë: Parashikimi i frikshëm i motit për vitin 2050 i cili po ndodh tani

- Mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve në botë, thotë OBSH-ja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve janë raportuar deri më tani në 78 vende të botës.
Përmes një deklarate zyrtare, OBSH-ja u shpreh se 70% e rasteve janë Evropë dhe 25% në rajonin e Amerikës.
Lexoni për më shumë: Mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve në botë, thotë OBSH-ja

- 600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku
600 fëmijë talasemikë në Shqipëri kanë nevojë për gjak thuajse cdo javë, ndërsa numri i dhurimeve është thuajse në shifra të njëjta me vitin e kaluar.
Nevojës së tyre permanente për gjak u përgjigjen familjarët si vullnetarë, në raste kur ata nuk vuajnë nga talasemia, pasi ende fushatat nuk arrijnë të grumbullojnë dhurime në rang kombëtar, ndonëse grupet janë thuajse cdo ditë në terren.
Lexoni për më shumë: 600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, ende ndërgjegjësim i ulët për dhurime gjaku
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta