Kurti: Po kremtojmë marrëdhënie të thella me SHBA-të

28 Korrik 2022 | 09:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Programin Kompakt me vlerë prej 236.7 milionë dollarë, është kremtim i marrëdhënieve të thella mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shprehet se kjo marrëveshje shënon një ditë historike të bashkëpunimit historik mbi qëllime të përbashkëta në sektorin e energjisë.

Ai theksoi se ky është investimi më i madh dhe më inovativ i bërë ndonjëherë në Kosovë në sektorin e energjisë. Marrëveshja kalon sot për ratifikim në Parlamentin e Kosovës.

Qëllimi i ndihmës financiare amerikane është të sigurohet pavarësia e sektorit të energjisë në Kosovë, duke u përqëndruar në ruajtjen e energjisë elektrike për periudha kur nevoja është më e madhe, sidomos në kohë dimri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026