Kthim në karantinë, Kosova shqyrton rivendosjen e masave të pjesshme ndaj COVID-19

29 Qershor 2020 | 20:07

Kosova mund t’u kthehet masave të pjesshme shtrënguese për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19. Pas takimit me komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirusin, Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi mundësinë për kthim të karantinimit të disa zonave, ulje të numrit të punonjësve që punojnë brenda institucioneve publike, si dhe ndalimin e grumbullimeve me shumë persona.

“Jemi duke konsideruar që të ndërmarrim masa për karantimin e disa prej lokacioneve ku ka më së shumti raste të paraqitura. Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve në hapësirë të hapura ose të mbyllura për më shumë se 100 persona në çdo situatë… Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmon në mënyrë që mos të kemi nevojë ta mbyllim komplet ekonominë siç ka ndodhur para tre muajve”, tha z. Hoti.

Sipas tij, numrat e shtuar të rasteve të reja kanë bërë që  Klinika Infektive të stërmbushet me të prekur nga COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se është angazhuar i gjithë potenciali shëndetësor për të menaxhuar situatën, përfshi rritjen e numrit të respiratorëve dhe përgatitjes për testime masive. 

“Kemi aktivizuar tri klinika tjera në QKUK që t’i dalim në ndihmë Infektives. Kemi publikuar shpërndarjen në tri gjuhë, manualin me udhëzues për veprimtari të hapura”, u shpreh z. Zemaj.

Ndërsa Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, fajësoi qytetarët që nuk u zbatojnë masat mbrojtëse për përkeqësimin e situatës.

“Qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtyre rekomandimeve janë duke rrezikuar jetët e njerëzve, këtë nuk kanë të drejtë ta bëjnë askush dhe nuk është e drejt e askujt. Ju kisha lutur edhe një herë, ruani popullatën, duke bartur maska, duke ruajtur distancën dhe higjienën personale”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026