Rusët godasin Kievin, Zelensky: Trupat terroriste shtuan sulmet

28 Korrik 2022 | 20:51

Forcat ruse sulmuan rajonet e Kievit dhe Çernihivit këtë të enjte, zona të cilat nuk ishin shënjestruar prej javësh.

Lajmin e dha guvernatori rajonal i Kievit, përmes rrjetit Telegram.

Shpërthimet ndodhën para vizitës së presidentit të Lituanisë dhe u konfirmuan edhe nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

“Trupat terroriste ruse kanë shtuar aktivitetin e tyre të raketave. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan shumë herë, në shumë qytete ukrainase sot. Në këtë situatë, për mua, është shumë e rëndësishme të dëgjoj nga presidenti lituanez se do të kemi më shumë mbështetje për Forcat e Armatosura Ukrainase në të ardhmen”, tha Zelenski.

Ushtarët ukrainas përdorën artileri vetëlëvizëse ndërsa vijuan përpjekjen e tyre për zmbrapsur forcat ruse nga qyteti i dytë më i madh, Karkivi.

Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi pamje këtë të enjte, ku shihen “njësi xheniere të Qarkut Ushtarak Perëndimor që kryejnë pastrimin e minave të vendbanimeve të çliruara në rajonin e Karkivit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026