Kurti: Jam gjithmonë i gatshëm të udhëtoj në Bruksel për takim me Vuçiç
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kreu i ekzekutivit, i cili është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, ka folur edhe për takimin me sekretarin Antony Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtoj për në Bruksel, po në takimin e radhës, për takimin e radhës dhe një takim i tillë ishte në plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt, pasi Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi njëmujore… Ndonëse po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme që kanë të bëjnë thjesht me faktin që përkundër kërkesave të ShBA-së dhe BE-së, ata nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin, nga Kremlini zyrtar dhe nga lufta që e shkaktoi kundër Ukrainës. Pra, nuk duan që t’i vënë sanksione Moskës, andaj nuk e konstituojnë Kuvendin, nuk e formojnë Qeverinë”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ndërkohë që ka thënë po se Kosova ka qenë përherë konstuktive dhe e përkushtuar.
“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, konstruktive dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që edhe më tej të jemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi, ai i cili po punon kundër marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira miqësore. Pra, në vend se të ndodh takimi në korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë Kurti.
Sa i përket takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kreu i ekzekutivit tha se ishte “kremtim i marrëdhënieve”.
“Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm, ishte i frytshëm dhe ishte i përzemërt. Ishte kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.