Kinë, zbulohet një tjetër virus i rrezikshëm
Shkencëtarët në Kinë kanë njoftuar se është zbuluar një formë e re e virusit që njihet si “gripi i derrit”, dhe që i ka shenjat tipike të viruseve që shkaktojnë pandemi.
Kërkuesit nga Universiteti Bujqësor i Kinës, nga Qendra e Kinës për Kontrollin dhe Paralandimin e Sëmundjeve, si dhe nga Universiteti i Notingamit, të Britanisë së Madhe, thonë se rritësit e derrave kanë shfaqur prani të lartë të këtij virusi.
Deri më sot virusi mund të transmetohej nga derrat te njeriu, por jo nga njeriu te njeriu. Megjithatë, shkencëtarët kanë vënë re se kohët e fundit i është rritur aftësia për t’u kaluar nga njeriu te njeriu.
Vëzhgimet që u janë bërë derrave nga viti 2011 e deri në vitin 2018, çuan në zbulimin e virusit të ri H1N1, të quajtur “G4”.
Raporti shkencor shton se derrat dhe rritësit e tyre duhet të monitorohen në mënyrë urgjente për virusin G4 H1N1, pasi kohët e fundit kanë dalë pozitivë 10.4% nga 338 rritësit që u testuan, dhe infektimi ishte 20.5% më i lartë mes personave nga 18 deri në 35 vjeç.
“Këto kushte e shtojnë mundsinë që virusi të përshtatet te njerëzit dhe të krijojë bazën e një brezi të ri virusesh me fuqi pandemike”, thotë raporti.
Po ashtu, shkencëtarët kanë zbuluar se vaksinat e gripit të zakonshëm nuk krijojnë imunitet ndaj G4.
Gripi i derrit u përhap mes njerëzve në vitin 2009, duke shkaktuar 157 miijë deri në 575 mijë vdekje në të gjithë botën. 80% e të vdekurve kanë qenë mes personave më të rinj se 65 vjeç. Personat mbi 60 vjeç, rreth një e treta e tyre, kishin antitrupa kundër virusit ndoshta për shkak se janë ekspozuar ndaj formave të hershme kur kanë qenë të vegjël.
Për gripin e derrit u krijua një vaksinë shumë shpejt, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli përfundimin e pandemisë në gusht të vitit 2010.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset