Baktere, qytetarët në Rimini ndalohen të futen në detin Adriatik
Në një pjesë të bregdetit të Adriatikut në Itali, autoritetet ndaluan qytetarët të futen në det, edhe pse shumë prej tyre nuk e respektuan këtë vendim.
Zyrtarët regjistruan përqendrim të tepërt të baktereve “Escherichia coli” në ujë.
Problemi është shfaqur në bregdetin e rajonit të Emilia-Romagna. Sipas ekspertëve, temperaturat e larta dhe thatësira janë përgjegjëse për përkeqësimin e cilësisë së ujit të detit. Për shkak të thatësirës, ka më pak shkëmbim uji në lumenj, çka mund të sjellë më shumë ndotje në përrenjtë që përfundojnë në det.
Agjencia rajonale e mbrojtjes së mjedisit Arpae ka ndaluar lajren në 28 zona të bregdetit të Adriatikut. Ndalimi do të jetë në fuqi derisa vlerat të kthehen në normalitet.
Sipas ekspertëve të agjencisë, situata është e pazakontë. Ndalimi i larjes në det, shqetëson kryetarët e qyteteve bregdetare, ekonomia e të cilave varet nga stina e verës.
Bashkitë mohojnë të kenë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes së ujit, për shembull duke derdhur ujërat e zeza në det.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit