Ed Sheeran, artisti i parë me 100 milionë ndjekës në Spotify

29 Korrik 2022 | 18:02

Ed Sheeran është bërë artisti i parë që ka arritur 100 milionë ndjekës në platformën e transmetimit Spotify.

Autori i hitit “Bad Habits” është gati 20 milionë ndjekës përpara Ariana Grandes (në vendin e dytë) e cila ka 81.64 milionë ndjekës.

Lista e dhjetë më të ndjekurve përmban yje të tjerë të muzikës si Drake, Taylor Sëift dhe Billie Eilish.

Sheeran ishte gjithashtu artisti i parë që arriti 50 milionë ndjekës në platformë.

Arritja është vlerësimi më i fundit muzikor për të, pasi u zbulua muajin e kaluar se ai ishte gjithashtu artisti më i luajtur në Britaninë e Madhe në vitin 2021, ndërsa ‘Bad Habits’ ishte kënga më e luajtur në Spotify.

Të njëjtën arritje, 31-vjeçari e ceku në vitin 2017 me rekordin e tij hit “Shape of You” nga albumi “Divide”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026