Rikthehen masat kufizuese në Britani, qytetarët të zhgënjyer
Mbretëria e Bashkuar një nga zonat më të goditura në botë nga Covid-19 me të paktën, me 54,000 viktima të konfirmuara, prej javësh ka filluar lehtësimin e masave kufizuese në pjesën më të vendit. Por për shkak të numrit të lartë të infeksioneve, qyteti i Leicester ka rikthyer në fuqi masat e rrepta kufizuese.
Qyteti me popullsi prej 330,000 banorësh, regjistroi për shtatë ditë radhazi një shkallë infeksioni tre herë më të lartë se qyteti më i afërt me të. 10% të të gjitha rasteve pozitive në Angli gjatë javës së kaluar, u regjistruan në atë zonë. Megjithatë, vendimi i qeverisë për të rikthyer kufizimet i ka shqetësuar qytetarët.
“Është tej mase dëshpëruese. Ne mezi po prisnim të shtunën për t’u rihapur dhe pastaj ndodh ajo që të gjithë e dini. Të tërheqin qilimin nga poshtë këmbëve. Kemi marrë fund. Çfarë mund të bëjmë më shumë. Çfarë do bëjmë ne tani?”, shprehet Stuart Towers.
Rikthimi i masave izoluese do të prekin rreth 4,000 shitës me pakicë, 240 restorante, 180 bare, 26 hotele dhe pesë kinema, sipas këshilltarit të pasurive të patundshme Altus Group. Gjithashtu, nga dita e enjte do të rimbyllen edhe shkollat pas shkallës së lartë të infeksioneve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi