Reciprociteti me Serbinë, Kurti mbledh sot Këshillin e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbledhë këtë të dielë Këshillin e Sigurisë.
Kurti e konfirmoi mbledhjen gjatë konferencës së të shtunës, teksa do të diskutohen nëse janë marrë të gjitha masat për zbatimin e vendimeve të qeverisë, për reciprocitetin me Serbinë, në lidhje me targat dhe dokumentet.
“Duke pasur parasysh se javët në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo vendkalim kufitar gjithçka të shkojë mirë sa i përket efikasitetit të dokumenteve të cilat do të lëshohen për qytetarët që vijnë nga Serbia në Kosovë e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet të cilat do të mund të shfaqin e që duhet t’i kemi parasysh”, deklaroi Kurti.
Nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Gjithashtu, nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.
Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.
LEXONI GJITHASHTU
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte