Donald Trump nën akuza pasi vendosi ta varroste ish-gruan në klubin e golfit

31 Korrik 2022 | 14:09

Donald Trump po haset me kritika të shumta pas vendimit për të varrosur ish-gruan e tij Ivana Trump në klubin e tij të golfit në ‘Bedminster’.

Ai kritikohet se e ka bërë këtë në mënyrë që të përfitojë nga një ‘shpërblim tatimor’ që u ofrohet varrezave.

Më parë ai e kishte regjistruar po të njëjtën tokë si fermë për të shmangur sërish detyrimet tatimore.

Në New Jersey, varrezat janë të përjashtuara nga taksat mbi të ardhurat, mbi pronën dhe tatim mbi fitimin.

Sipas ligjeve tatimore në Garden State, nuk ka një numër minimal të eshtrave njerëzore që duhet të varrosen në një pronë të caktuar në mënyrë që ajo të kualifikohet për këtë ‘shpërblim tatimor’.

Për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme që Trump bëri me qeverinë lokale, Bedminster tashmë i është nënshtruar një uljeje të madhe tatimore sepse është përcaktuar si tokë bujqësore.

Trump njoftoi për herë të parë planet për të ndërtuar një varrezë familjare në Bedminster në vitin 2007.

Këto plane u zgjeruan në një varrezë me gati 300 parcela për anëtarët e klubit të tij ekskluziv dhe familjarët e tyre.

Ish-presidenti ka shprehur gjithashtu dëshirën e tij që një ditë të prehet në Bedminster.

Donald Trump është akuzuar se ka varrosur gruan e parë Ivana në klubin e tij të golfit në New Jersey për të shfrytëzuar përjashtimet nga taksat shtetërore për varrezat.

Profesoresha e sociologjisë në Dartmouth, Brooke Harrington, e cila e quan veten një studiuese tatimore, ishte e para që shkroi në Twitter: “Isha skeptike ndaj thashethemeve që Trump e varrosi ish-gruan e tij në atë parcelë të vogël dhe të trishtuar të golfit në fushën e tij të golfit në Bedminster, NJ vetëm për lehtësira tatimore”.

Ajo përfundoi: ‘Kështu që unë kontrollova kodin tatimor të NJ dhe njerëzit…është një trifekt i shmangies së taksave. Tatimi mbi pronën, të ardhurat dhe shitjet, të gjitha të eliminuara.’

Ivana u varros në një parcelë afër hyrjes në kompleksin e golfit, pas funeralit të saj në Manhattan më 20 korrik. Ish-modelja çeke u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 14 korrik pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. Ajo ishte 73 vjeç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026