Anijet do pajisen me armë hipersonike për të mbrojtur kufijtë, kërcënon Putin

31 Korrik 2022 | 16:38

Flota ruse do të pajiset me sisteme raketore moderne. Në Ditën Kombëtare të Marinës, Putin thotë se armët do përdoren ndaj kujtdo që kërcënon territorin rus.

Marina ruse do të pajiset me raketa të reja hipersonike brenda pak muajve. Deklarata u bë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë fjalimit të mbajtur në Ditën e Flotës Ruse. Putin i cilësoi raketat e reja Zirkon si modelin me të avancuar ushtarak

Presidenti rus tha se armët e reja do të vendoset në zonat detare ku interesat e Rusisë ndjehen më të kërcënuara.

“Vendosja e armëve do të nisë gjatë muajve të ardhshëm. Fregata Gorshkov do të jetë e para që do t’i këtë në bord. Synimi kryesor këtu është rritja e aftësisë së marinës ruse. Ajo është në gjendje t’i përgjigjet me shpejtësi rrufe të gjithë atyre që vendosin të cenojnë sovranitetin dhe lirinë tonë”, u shpreh presidenti rus.

Putin tha se interesat e Rusisë në det janë përcaktuar qartë dhe flota detare do të nisë zbatimin e doktrinës se re te mbrojtjes.

Dita e Marinës është një festë kombëtare që festohet në gjithë Rusinë. Prezantimi i armatimeve shihet si një tjetër sfidë që Putin bën ndaj Perëndimit pas sulmit të Ukrainës. Në paradë morën pjesë rreth 40 aeroplanmbajtëse dhe më shumë së 3500 trupa ushtarake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026