Verstappen triumfon në Hungari, piloti i Red Bull dhuron spektakël
Max Verstappen i Red Bull bëri një garë fantastike, duke fituar çmimin e madh të Hungarisë. Ai u nis i 10-ti, por arriti të ngjitej në podium.
Strategjia në pit stop e Red Bull e çoi Verstappen para fituesit të pole-position George Russell, i cili humbi vendin e dytë ndaj shokut të skuadrës, Lewis Hamilton.
Rivali për titull, Charles Leclerc përfundoi garën i gjashti, ndërsa vijojnë dyshimet për menaxhimin e garave nga ana e Ferrarit.
Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz e përfundoi garën i katërti.
Rezultati i jep Verstappen një avantazh prej 80 pikësh ndaj Leclerc, ndërsa kanë mbetur edhe 9 gara të tjera.
Një garë emocionuese nga fillimi deri në fund, me strategji të ndryshme dhe me kërcënimin e vazhdueshëm të shiut, duke e bërë Hungarinë një nga më spektakolaret e sezonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil