Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë, thotë Dodik

1 Gusht 2022 | 15:39

Anëtari serb i presidencës së Bosnje Hercegovinës dhe lideri i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodak deklaroi se Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dodik e ka konsideruar recipcorictetin si një lëvizje që kërcënon sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë”, theksoi ai.

Sipas Dodik, komuniteti ndërkombëtar ende zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për serbët.

Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe,

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026