Portugalia lë në fuqi masat kundër Covid-19! Çfarë pritet të sjellë vjeshta?

1 Gusht 2022 | 15:57

Të gjithë mund të udhëtojnë në Portugali për të bërë pushimet e verës, ndonjëse autoritetet vendase kanë ndërmarrë një tjetër vendim, atë të zgjatjes së rregullave anti-covid që janë në fuqi.

Rregullat e pandemisë do të jenë aktive deri në fund të muajit gusht, por mbetet sërish portë e hapur për të gjithë turistët.

Që nga muaji korrik vendi ka mirëpritur vizitorët, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, pa pasur nevojë të bëjnë një test apo të plotësojnë ndonjë formular.

Gjendja e jashtëzakonshme është ende aktive, vendim i cili u zgjat nga Këshilli i Ministrave Portugez  deri në 31 gusht.

Rregullat parashikojnë që të gjithë personat mbi 10 vjeç duhet të mbajnë barriera mbrojtëse  në transportin publik dhe në taksi.

Autoritetet njoftuan se “masa të tjera shtesë” mund të shtohen në vjeshtë nëse pandemia e covid-19 do të rrisë eksponencialisht infektimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022