Deputeti i PDK-së: Serbia, e përgatitur për të destabilizuar veriun e Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se koha e luftës dhe e përplasjeve ka kaluar dhe se 1 muaj është kohë e mjaftueshme për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haliti u shpreh se Serbia ka qenë e përgatitur të destabilizojë veriun e Kosovës.
“Ne kemi pasur informacione se Serbia ka me muaj që po përgatitet për të provokuar. Muajin e fundit dihen vendet ku kanë stacionuar armatimet e ndryshme për t’u përplasur dhe për të organizuar një perplasje të madhe mes Kosovës dhe Serbisë. E falenderoj në këtë rast angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorin amerikan dhe Joseph Borrell”, theksoi ai.
Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe,
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.
LEXONI GJITHASHTU
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura