Konflikti në Siri, Putin thirrje për dialog paqësor mes palëve të përfshira
Presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai iranian, Hassan Rouhani, zhvilluan ditën e mërkurë një video-konferencë sa i përket situatës në Siri.
Në përfundim të saj, presidenti Putin bëri thirrje për dialog paqësor mes forcave kundërshtare.
Në luftën nëntëvjeçare të Sirisë, Rusia dhe Irani kanë qenë mbështetësit kryesorë të forcave të Presidentit Bashar al-Asad, ndërsa Turqia mbështet luftëtarët e opozitës. Në një deklaratë të përbashkët Rusia, Turqia dhe Irani “shprehën bindjen” se lufta e Sirisë nuk mund të kishte zgjidhje ushtarake dhe duhej përmbyllur nëpërmjet një procesi politik.
Erdogan në anën tjetër u shpreh se përparësia për Sirinë është një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit, “arritje e qetësisë në fushë dhe mbrojtje e unitetit politik dhe integritetit territorial”.
Ndërsa lideri iranian, Rouhani e quajti praninë e forcave amerikane në Siri si “jolegjitime”, duke i nxitur ato të hiqnin dorë menjëherë dhe premtoi mbështetjen e Iranit për “qeverinë ligjore” të Bashar Al-Asad.
Ata ranë dakord të mbajnë samitin tjetër trepalësh mbi Sirinë në Iran, por nuk dhanë asnjë datë, duke thënë se do të takoheshin kur të ishte e mundur.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë