Moska po përgatitet të sulmojë Ukrainën jugore, thotë Kievi

2 Gusht 2022 | 12:57

Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të përparuar në qytetet Krivij Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, tha këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, derisa Moska goditi rajonin e Dnipropetrovskit me raketa dhe SHBA-të njoftuan për ndihmë të re ushtarake për Kievin.

Arestovych tha se forcat sulmuese ruse numëronin rreth 22.000 ushtarë dhe se një kontingjent “mjaft i madh” ukrainas po qëndronte në pritë.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, raportoi se trupat ruse qëlluan me raketahedhës dhe artileri në rrethet e qyteteve Sinelnykivski dhe Krivoriki të këtij rajoni.

“Armiku goditi Sinelnykivski me një raketë kundërajrore. Në Pokrovska sulmi shkatërroi banesa dhe dëmtoi makina”, shkroi ai në Telegram.

Mëngjesin e 2 gushtit shpërthime të fuqishme sërish synuan qytetin-port pranë Detit të Zi, Mikolajivin, dhe një person u plagos, tha kryebashkiaku i qytetit Oleksandr Sienkovych.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026