2024/ Do të hapet Katedralja e Parisit pas restaurimit
Katedralja e Parisit “Notre Dame” do të hapet për vizitorët vitin që vjen. Monumenti i kulturës, ndër atraksionet më të bukura dhe më të vizituara në botë u dëmtua nga zjarri gjatë vitit 2019, flakët e të cilit shkrumbuan një pjesë të konsideruesmë të ndërtesës.

E gjithë bota u shqetësua për katedralen për të cilën u punua fort që të shpëtohej nga flakët, ndërsa një numër i madh shtetesh dhanë donacione për të ndihmuar në rindërtimin e saj. Duket se lajmi i mirë erdhi për të gjithë ata që duan ta vizitojnë, ndëkohë që po mendohet nga autoritetet e Parisit zyrtar që katedralja të hapet për vizitorët në vitin 2024. Lajmin e ka dhënë ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak.

Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019, gjë që mori një kohë të konsidrueshme restaurimi për ta rikthyer sërish në gjendjen e mëparëshme.

Hapja e katedrales së Parisit për vizitorët përkon me Lojërat Olipike që mbahen vitin që vjen në Paris, ndërkohë që pritet një fluks i madhe sport-dashësish por edhe vizitorësh.
Kostoja e restaurimit ishte përllogaritet 850 milionë euro ndërkoëh që përfshinte tri faza.
Sigurimi për qëndrueshmëri të ndërtesës dhe pastrami I rrënojave është faza e parë e cila është e përfunduar.

Faza e dytë përfshin punimet në korniza dhe çatitë dhe rindërtimi i plotë i majës së shkrumbuar nga flakët, i cili pritet të nisë në fund të sezonit veror.
Ndërsa që faza e tretë dhe përmbyllëse do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.

Por theksojmë se Kulla Eiffel ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme pasi struktura e lartë prej çeliku është në gjendje të amortizuar nga korrozioni i viteve dhe vendimmarrja më e funidt nga autoritetet në Paris është lyerja para lojrave olimpike.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta