Egjipti rinis fluturimet ndërkombëtare, rifillon sezoni turistik

2 Korrik 2020 | 10:54

Që nga data 1 korrik, Egjipti ka rihapur të gjitha resortet turistike dhe muzetë arkeologjike për turistet e huaj. Megjithatë, me virusin COVID-19 ende të pranishëm, turizmi i vendit mbetet në krizë.

Egjipti rinisi fluturimet ndërkombëtare dhe rihapi pikat kryesore turistike në të gjithë vendin, pas 3 muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19.

Mbyllja e aeroporteve dhe e vendeve historike u njoftua në mes të marsit, kur u morën masa për të ndihmuar frenimin e përhapjes së virusit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha publike.

“Ne hapëm një numër qendrash historike në qytete të mëdha. Numri më i madh i pikave të rihapura është në Aleksandria, pasi është një vend për njerëzit që të shkojnë me pushime verore. Kemi rihapur vendet historike në Kajro, si muzeun egjiptian në Tahrir, Piramidat në Giza, Çitadelën dhe pallatin Baron”, tha Ministri Egjiptian i Objekteve Antike, Khaled Al-Anany.

Turizmi në Egjipt përbën 5% të PBB-së së përgjithshme, ndërkohë që deri më tani, në luftën me coronavirusin ka regjistruar 68.311 raste dhe 2,953 vdekje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026