Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët
Ministri i Puinëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë për zhvillimet e fundit në veri.
Ai theksoi se çdo lloj kërcënimi nga Beogradi zyrtar, Kosova do ta përballojë me aleatët e saj ndërkombëtarë.
Pasi konfirmoi se nuk ka më barrikada në veri të Kosovës, ministri u shpreh se për situatën e krijuar përgjegjësia rëndon mbi Serbinë. Sipas tij, shumica e zyrtarëve të lartë serbë kanë qenë zyrtarë të lartë edhe në kohën kur Serbia ishte në Kosovë.
“Pozicioni i Kosovës është i qartë. Jemi shtet i pavarur dhe sovran. Njihemi nga shumica e shteteve demokratike. Kemi një zhvillim të kënaqshëm, përkundër zhvillimeve ndërkombëtare. Çfarëdo lloj kërcënimi që të na vijë, ne do ta përballojmë me aleatët tanë. Kemi bashkëpunim me NATO-n. Kemi trupat e KFOR-it. Kosova është e sigurt ndaj çdo inkursioni serb. Jemi të kujdesshëm, por jo të frikësuar”, deklaroi Sveçla.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, prej ditës së djeshme janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit