VIDEO | Me mbi 100 kg kanabis në kamion drejt Turqisë, dy të arrestuar në Korçë
Një sasi prej 101 kg kanabis është sekuestruar këtë të mërkurë nga policia në Korçë. Kanabisi ishte fshehur në shufra plastike dhe në rimorkion e kamionit me të cilin do të kryhej transporti.
Policia e Korçës dhe ajo Kufitare e Kapshticës bënë të mundur ndalimin e drejtuesit të kamionit, 45-vjeçarit Mico Rexhepis, i cili do të transportonte kanabisin drejt Turqisë, përmes hyrjes në territorit grek.
Ndërkohë, është arrestuar edhe 45-vjeçari Arben Marku, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Të dy ishin punonjës të një kompanie private ushqimore.
Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë.
Në kuadër të këtij operacioni, numri i të arresturave ka skuar në 25, teksa janë sekuestruar 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta